Ambicia e dobët për arritjen e "Marrëveshjes së re për Natyrën dhe Njerëzit" | WWF

Ambicia e dobët për arritjen e "Marrëveshjes së re për Natyrën dhe Njerëzit"

Posted on 30 November 2018
New Deal for Nature and People
© WWF
Sharm-El-Sheikh – Konferenca e 4 e Palëve në Konventën për Diversitetin Biologjik është kryer mbrëmë me marrëveshjen për procesin e përgatitjes së një strukture pas vitit 2020 duke na afruar kështu tek një “Marrëveshje të re në mes natyrës dhe njerëzve”, një hap shumë i rëndësishëm pwr rritjen e pwrpjekjeve globale pwr ndalimin e humbjes sw shpejtw tw biodiverzitetit. Kjo u jep hapësirë qeverive për të treguar udhëheqje dhe për të forcuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e sistemeve natyrore që mbajnë diversitetin e jetës në Tokë dhe sigurojnë mallra dhe shërbime të çmuara të domosdoshme për mirëqenien e njerëzve dhe të planetit. Marrëveshja e re duhet të ndalojë humbjen e biodiversitetit, duke respektuar të drejtat e të gjitha palëve, veçanërisht të ekonomive në zhvillim, të popujve indigjenë dhe komuniteteve lokale.
 
Organizata Botërore pwr mbrojtjen e natyrës WWF, e cila insiston në "Marrëveshjen e re për natyrën dhe njerëzit", inkurajohet nga reagimi i vendeve që kanë rënë dakord të paraqesin kontribute të reja vullnetare për biodiversitetin edhe para vitit 2020. Është e nevojshme që këto kontribute të vijnë sa më shpejt që të jetë e mundur, që ata të kenë mekanizma të fuqishëm të zbatimit dhe të përputhen me ambicien e nevojshme për të ndryshuar humbjen e natyrës.
 
Sidoqoftë, përkundër këtyre hapave pozitivë, rëndësia politike, ambicia dhe veprimi aktual global ende nuk janë mjaft të forta nëse dëshirojmë të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të "ndërruar drejtimin" e rënies së biodiversitetit dhe humbjes së natyrës. Meqenëse humbja e natyrës mbetet e pandryshuar, është një provë se mungesa e veprimeve brenda shteteve anëtare është ende e pranishme, pasi është e qartë se shumica e vendeve nuk po arrijnë të përmbushin synimet e Aichit që do duhet të arrihen deri në vitin 2020.
 
"Bota duhet të zgjohet dhe të kuptojë rreziqet e humbjes së biodiversitetit. Të gjithë akterët - sektori i biznesit, qeveritë dhe njerëzit - duhet të veprojnë menjëherë për të pasur shpresë për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, dhe një "Marrëveshje të re për natyrën dhe njerëzit" në vitin 2020. Për ta bërë këtë, na nevojitet një vizion unik dhe një vullnet i fortë politik - diçka që për fat të keq mungonte në COP14 ", tha Marco Lambertini, Drejtori Ndërkombëtar i WWF.
 
Në raportin e saj mbi gjendjen e planetit, WWF publikoi gjendjen aktuale të biodiversitetit në botë dhe propozoi një "Marrëveshje të re për natyrën dhe njerëzit". Tani i bën thirrje shteteve anëtare të zhvillojnë një vizion të përbashkët dhe ambicie politike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë te një "Punë të re për Natyrën dhe Njerëzit" dhe kështu të krijojmë një moment "parizian" për biodiversitetin në vitin 2020.
New Deal for Nature and People
© WWF Enlarge