Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2018 | WWF

What would you like to search for?

RAPORTI PËR JETËN NË TOKË 2018

ÇFARË ËSHTË RAPORTI PËR JETËN NË TOKË 2018?

prodhuar çdo dy vite nga WWF, Raporti Jeta në Planet (RJP), është një studim gjithëpërfshirës i tendencave në biodiversitetin global dhe shëndetin e planetit, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes së botës natyrore, ndikimeve njerëzore dhe zgjidhjeve të mundshme.

RJP 2018 është edicioni i dymbëdhjetë i raportit dhe siguron dëshmi shkencore për atë që natyra na ka treguar vazhdimisht: aktiviteti i paqëndrueshëm i njeriut po shtyn deri në skaj sistemet natyrore të planetit që mbështesin jetën në Tokë.

Vlerësimi i shëndetit të planetit tonë dhe biodiversitetit te saj është i komplikuar, për kete shkak LPR 2018 fokusohet në gjashtë indikatorë të ndryshëm

DOWNLOAD THE REPORT READ SUMMARY

RAPORTI PËR JETËN NË TOKË NE LAJME

Raporti mbi gjendjen e planetit deri më tani është përmendur në media xxx herë. Më poshtë mund të lexoni se çfarë është shkruar për të.

FAKTE NGA RAPORTI PËR JETËN NË TOKË

A E DINI SE?

♦ Globalisht, natyra siguron shërbime të vlefshme gati 125 trilionë dollarë në vit.

♦ Në shekullin e 20-të, peshku i ujërave të ëmbla ka pasur shkallën më të lartë të zhdukjes në botën në mesin e kurrizorëve.

♦ Pothuajse 200 milionë njerëz varen nga shkëmbinj nënujorë të koraleve për mbrojtje kundër stuhive dhe valëve.

♦ Pyjet e shirave po zvogëlohen: po thuajse 20 për qind e Amazonit është zhdukur për vetëm 50 vite.

♦ Në 50 vitet e fundit, temperatura mesatare globale është ngritur për 170 herë sa shkalla e sfondit.

♦ Të paktën 70 për qind e barnave të reja molekulare të vogla të paraqitura gjatë 25 viteve të fundit vijnë nga burime natyrore.

♦ Gati 6 milionë tonë peshk dhe udhqime tjera deti janë marrë nga oqeanet e botës që nga viti 1950.

♦ Sot, 90 për qind e zogjve të botës vlerësohet të kenë fragmente plastike në stomakun e tyre; në vitin 1960 ishte 5 për qind.

NË MË PAK SE 50 VITE NUMRI I KURRIZORËVË ËSHTË ZVOGËLUAR PËR 60%

JA SI MUND TE NDIHMONI

VEPRONI PËR PLANETIN

♦ Jini të qëndrueshëm - nëse përdorni më pak plastike, zvogëloni hedhjen e ushqimit, ose blini produkte organike dhe të qëndrueshme, mund të jepni një kontribut pozitiv në zgjedhjen tuaj

♦ Ngrini zërin tuaj si konsumator dhe si qytetar - përdorni zërin tuaj për të inkurajuar bizneset dhe qeveritë që të ndermarrin politika dhe praktika të qëndrueshme

♦ Ndani njohurite - një shembull i mirë i shqetësimit për planetin tonë frymëzon familjen dhe miqtë tuaj për t'u bashkuar me ju

Së bashku ne mund të jemi një brez që do të ndryshojë marrëdhënien tonë me planetin!

ŠTO JOŠ MOGU UČINITI?

CKA BËNË WWF?

DETYRAT TONA

Misioni ynë është të ndalojmë degradimin e mjedisit në planetin tonë dhe të ndërtojmë një të ardhme në të cilën njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën. Qëllimi ynë është të sigurojmë produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e rezervave më të rëndësishme të peshkut dhe ekosistemeve oqeanike, si dhe përmirësimin e jetës dhe biodiversitetit; mbijetesën e llojeve të rrezikuara dhe rikuperimin e tyre; për të përmirësuar dhe ruajtur integritetin e pyjeve tona më të rëndësishme dhe mirëqenien e tyre për njerëzit; që të sigurojmë rrjedhjen e ekosisteme të ujërave të ëmbla për natyrën dhe njerëzit; të bëjmë një ndryshim global drejt së ardhmes në të cilën emetimet e karbonit janë të ulëta dhe klima është e qëndrueshme; dhe sisteme ushqimore të qëndrueshme që mbrojnë natyrën dhe sigurojnë ushqim.

PRIJAVITE SE NA NAŠE NOVOSTI

NE JEMI GJENERATA E PARË QË KEMI NJË PASQYRË TË QARTË PËR VLERAT E NATYRËS DHE NDIKIMIN QE NE KEMI NE TË. DHE NE JEMI GJENERATA E FUNDIT QE MUND TE KTHEJMË KËTË TREND NEGATIV.