Mbrojtja e privatësisë | WWF

Mbrojtja e privatësisë

Mbrojtja e privatësisë

Kjo ueb faqe është në pronësi të organizatës botërore për mbrojtjen e mjedisit WWF (World Wild Fund for Nature, më pare ishte World Wildlife Fund), dhe në vazhdim të tekstit “WWF”. Kohë pas kohe mund të ndryshojmë politikat për privatësi duke përditësuar këtë njoftim. Ju lutemi që të vizitoni këtë faqe kohë pas kohë për ndryshimet. Vazhdimi i përdorimit të mëtejmë të kësaj ueb faqe pas ndryshimeve do të thotë që ju pranoni ndryshimet pasuese.
  • WWF nuk mbledh të dhënat personale të përdoruesve, vetëm ato që përdoruesi na i jep me vetëdije dhe në mënyrë specifike.
  • WWF është i obliguar që të sigurojë privatësinë e të dhënave tuaja personale.
  • Ne obligohemi që të mos shesim apo të përcjellim të dhënat tuaja organizatave jashtë WWF-it, përveç nëse na lejoni shprehimisht për ta bërë këtë.
  • Ne gjithmonë ju japim mundësinë për tu çregjistruar nga lista e jonë e postës elektronike.
  • Nëse jeni më i ri se 18 vjeç, ne ju sugjerojmë që të merrni leje nga prindërit tuaj para të regjistroheni në këtë faqe.
Privatësia e të dhënave
1. Cilat të dhëna i mbledhim?
2. Ku mund të shihen këto informata?
3. Informata për personat nën 18 vjeç
4. Drejtat tuaja për qasje në informata
5. Lidhje të jashtme
 
1. Cilat të dhëna i mbledhim?
 
  • Të dhënat private si emrin, adresën, numrin e telefonit, postën elektronike dhe datën e lindjes (ku është e duhur). Të dhëna tjera i mbledhim vetëm në rastet e aktiviteteve specifike, siç janë anëtarësimet, kampanja, informata kthyese, anketa, regjistrimin për buletin etj. Nuk keni nevojë që të jepni asnjë nga këto informata nëse nuk dëshironi.
 
Të dhënat që nuk janë personale.
 
WWF mbledh të dhëna siç janë IP adresat (vendin e kompjuterit në internet), faqe që kanë qasje dhe baza e të dhënave që janë marrë. Kjo na ndihmon që të kuptojmë se sa persona janë duke përdorur ueb faqen tonë, sa persona po e vizitojnë rregullisht, cilat faqe janë më të popullarizuara dhe cilat janë më pak të popullarizuara. Këto informata nuk na tregojnë se kush jeni ju, kjo thjeshtë na mundëson mbikëqyrje dhe përmirësim të shërbimeve tona. Ne përdorim Google Analytics, si dhe Reklamime në Ekran (Display Advertising) (p.sh. Remarketing, Google Display Network Impression Reporting. Vizitorët mund të ndalojnë Google Analytics për reklamime dhe të rregullojnë/personalizojnë Google Display Network duke përdorur Ads Settings.

2. Ku do të mbahen informatat?
Informatat personale që jepen përmes formave në këtë ueb faqe mbahen ne bazën e të dhënave të WWF-it. Ne premtojmë që WWF nuk do të ndajë informatat që ju ndani me neve në këtë ueb faqe me asnjë organizate jashtë WWF-it, vetëm në rast se ju jepni leje specifike që të bëjmë këtë. 

3. Informata për personat nën 18 vjeç.
Nëse jeni nën 18 vjeç, sigurohuni që të keni leje nga prindi ose kujdestari para se të dërgoni informatat tuaja (emrin, adresën, adresën e postës elektronike etj.) neve ose kujtdo në internet. Ne inkurajojmë prindërit që të përfshihen në përdorimin e internetit nga fëmijët e tyre dhe të jenë të vetëdijshëm për aktivitetet se ku marrin pjesë.

4. Drejtat tuaja për qasjen në informata
Në çdo kohë ju mund të kërkoni kopjen e informatave personale që ne kemi, ose të kërkoni korrigjim ose fshirjen e plote të informatave.

5. Lidhje të jashtme
Ka lidhje në këtë ueb faqe që të dërgojnë në ueb faqe tjera jashtë shërbimeve tona. Çdo lidhje që ofrohet për palët e treta jashtë kësaj ueb faqes ofrohen vetëm për lehtësinë tuaj. Përmbajtja dhe operimi i këtyre ueb faqeve të palëve të treta janë jashtë kontrollit tonë, dhe ne nuk përkrahim në asnjë mënyre ose pranojmë përgjegjësi për përmbajtjen ose materialet që mund të jenë në këto ueb faqe, përdorimin e këtyre ueb faqeve, ose çdo produkt ose shërbim qe reklamohet ose shitet nga këto ueb faqe. Ne nuk do të jemi përgjegjës në asnjë rrethanë për çfarëdo dëmi, direkt apo indirekt, qe mund të rezultojë nga përdorimi i këtyre ueb faqeve ose ndonjë ueb faqe të palës së tretë që lidhet me këtë ueb faqe, pa dallim nëse jemi apo nuk jemi këshilluar për mundësinë e këtyre dëmeve. 

Nëse keni ndonjë pyetje për politikat e privatësisë, ju lutem që të na kontaktoni.

Fabijan-Hrvatin Peronja
GDPR official/zyrtar për GDPR
mob: +385 1 5509 623
e-mail: fperonja@wwfadria.org