The WWF is run at a local level by the following offices...
- WWF Global
- Adria
- Argentina
- Armenia
- AsiaPacific
- Australia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Bhutan
- Bolivia
- Borneo
- Brazil
- Bulgaria
- Cambodia
- Cameroon
- Canada
- Caucasus
- Central African Republic
- Central America
- Chile
- China
- Colombia
- Croatia
- Democratic Republic of the Congo
- Denmark
- Ecuador
- European Policy Office
- Finland
KOHA JONË PO MBARON
Jetojmë në një kohë të një krize klimatike në përshkallëzim, e cila sjell me vete pasoja gjithnjë e më shkatërruese për natyrën dhe njerëzit. Udhëheqësit nga e gjithë bota duhet të arrijnë një marrëveshje dhe të krijojnë një plan se si të përgjysmojmë lirimet e gazeve serrë deri në vitin 2030 dhe t'i reduktojmë ato në zero deri në vitin 2050. Po na mbaron koha! Vitet që ne besojmë se janë larg janë në të vërtetë shumë afër.
VIJAT E KUQE TË AMBICIES
WWF ka identifikuar pesë prioritete kyçe për t'u arritur. Këto janë “vijat e kuqe të ambicies”, më e pakta që presim nga udhëheqësit tanë. Ndërsa ata, vendimmarrësit dhe organizatorët e ngjarjeve shumëpalëshe, duhet të përmbushin prioritetet e mëposhtme, ne do të kemi nevojë gjithashtu që të gjitha palët e interesit të luajnë rolin e tyre për të nxitur ndryshimin e sistemit, dhe transformimin ekonomik. COP26 ishte një mundësi e shkëlqyer për këtë, por fatkeqësisht nuk u shfrytëzua plotësisht. U hodhën disa hapa, por ne prisnim më shumë dhe vazhdojmë të kërkojmë shumë më tepër!
COP27 do të mbahet në vitin 2022 në Egjipt, dhe ju ftojmë të bashkoheni me ne për të dërguar një mesazh të qartë se nuk do t'i harrojmë pritshmëritë tona, premtimet që na janë dhënë, dhe premtimet që presim t'i marrim!
#wewontforget (Shqip: #Nukdotëharrojmë)
Ne kemi një mundësi për të parandaluar krizën klimatike, për të rigjallëruar shtëpinë tonë, dhe më e rëndësishmja, për të mbijetuar. COP26 ka përfunduar por puna jonë vazhdon!
Udhëheqësit botërorë duhet ta dëgjojnë zërin tonë të lartë e të qartë kur themi se nuk do t'i harrojmë premtimet e tyre. Ata premtuan të mbajnë temperaturat në nivele të sigurta, të punojnë në harmoni me natyrën në trajtimin e krizës klimatike. Ka ardhur koha që ata të përmbushin këto premtime. Dhe me shumë se kaq!
UA SJELLIM NDËRMEND UDHËHEQËSVE TANË TANI!
COP26 nuk është fundi, por vetëm fillimi i punës, kërkesave, dhe pritshmërive tona. Dërgoni një mesazh të qartë dhe ua sillni ndërmend udhëheqësve tanë tani! Ne do t'u bëjmë të ditur se sa zëra u ngritën për klimën, që të mos harrojnë se shumë prej neve na intereson për një të ardhme më të ndritshme dhe më të gjelbër!
PA KËTA HAPA, NUK DO TË KEMI SUKSES:
1.SHPEJTIMI I MENJËHERSHËM I DEKARBONIZIMIT
Qeveritë, qytetet, kompanitë, akademia, shoqëria civile dhe investitorët, ndër të tjera, duhet, si një prioritet urgjent, të lëvizin sistemet ekonomike në një bazë të qëndrueshme, duke u larguar nga varësia jonë nga lëndët djegëse fosile.
Është jetike që punëtorët në pjesë të paqëndrueshme të ekonomisë globale, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre të mbështeten – askush nuk duhet të lihet anash.
2. VEPRIMI MBI ZGJIDHJET E BAZUARA NË NATYRË
Zgjidhjet e bazuara në natyrë janë nisma që mbrojnë, rigjallërojnë, dhe menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme ekosistemet e tokës dhe oqeanit si pyjet, tokat torfe, ligatinat, savanat, shkëmbinjtë koralorë, dhe rizoforët.
Natyra duhet mbrojtur dhe rigjallëruar sepse thith dhe ruan karbonin dhe luan një rol kyç në përshtatjen dhe reziliencën e vendeve dhe komuniteteve. Financimi për zgjidhjet e bazuara në natyrë duhet të rritet dhe vendet duhet të përfshijnë zgjidhje teknike, mjedisore dhe shoqërore të bazuara në natyrë në planet e tyre kombëtare të klimës.
3. NDIHMOJENI NATYRËN DHE NJERËZIT TË PËRSHTATEN
Qeveritë duhet të përshkallëzojnë veprimet e tyre për të ndihmuar urgjentisht njerëzit më të cenueshëm të botës dhe shumë ekosisteme jetike për t'u përshtatur dhe për të ndërtuar reziliencë ndaj një bote që ngrohet me shpejtësi.
Ne duhet të inkurajojmë zgjidhjet e adaptimit transformues: rigjallërimin e lumenjve, rregullimin e dëmit të shkaktuar ndaj ligatinave të degraduara, ose zhvendosjen e aktiviteteve njerëzore në fushat e përmbytjeve në vend të ndërtimit të digave dhe pengesave, ose kalimin nga lëndët djegëse fosile në energjinë e ripërtërishme. 50% e financimit të klimës duhet të synojë përshtatjen!
4. FINANCOJENI TË ARDHMEN
Kostot e veprimit zvogëlohen nga kostot e mosveprimit. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të hezitojmë më për sigurimin e financimit të klimës për ata që kanë nevojë për të për të mbijetuar.
Premtimet ekzistuese të financave publike - 100 miliardë dollarë amerikanë në vit - duhet të përmbushen, dhe qarkullimi financiar i sektorit privat duhet të përputhen me objektivat ndërkombëtare të klimës.
Aktualisht, vetëm 10% e financave të klimës arrin tek aktorët lokalë në vendet në zhvillim. Ne duhet të heqim gradualisht subvencionet e dëmshme dhe të drejtojmë më shumë financa për të mbështetur prioritetet lokale, dhe për të financuar partneritete inovative.
Paketat e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19 duhet të përfitojnë nga mundësia për të transformuar sektorët kryesorë, për të përforcuar sjellje të reja, dhe për ta vendosur botën në binarë drejt një të ardhmeje në harmoni me 1.5℃.
5. BOSHTI I ZBATIMIT
Vendet duhet të vendosin qëllime më ambicioze për lirimet afatshkurtra të gazeve nëpërmjet Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (KPK) të përditësuara.
Qëllimet afatshkurtra, të mjaftueshme për të mbajtur gjallë temperaturën 1.5°C, duhet të plotësohen me strategji afatgjata, siç kërkohet nga Marrëveshja e Parisit. Ato duhet të përfshijnë premtime teknikisht të shëndosha dhe të realizueshme për emetimet neto zero, me fokus kryesor në zvogëlimin e emetimeve, dhe jo në kompensime ose teknologji të paprovuara.
Ne duam ta mbrojmë mjedisin dhe të gjitha qeniet e gjalla të mahnitshme në të, por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Për të qëndruar të pavarur dhe për të vazhduar punën tonë të konservimit, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ju sot mund të ndihmoni në ruajtjen e planetit! Bëhuni pjesë e komunitetit tonë të përbërë nga njerëz jashtëzakonisht bujarë, pasionantë dhe vendimtarë, mu ashtu si ju.