What would you like to search for?

Kafshët e egra
© Tomas Hulik

Ne po punojmë në gjithë globin për t’i mbrojtur speciet më ikonike të botës, duke përfshirë tigrat, rinoqerontët, arinjtë polarë, dhe elefantët, dhe të sigurojmë që ata ta rimarrin veten në botën e egër. Adria është shtëpia e kafshëve të egra mahnitëse. Ne duam të stabilizojmë dhe rikuperojmë speciet kryesore të rajonit tonë, të ruajmë ekosistemin e brishtë karstik, dhe të përmirësojmë marrëdhëniet midis njerëzve dhe mishngrënësve tanë të mëdhenj: ujkut, rrëqebullit, dhe ariut.

JETA NË EGËRSI

Ne ndajmë planetin tonë me miliona lloje bimësh dhe kafshësh, një shumëllojshmëri të kafshëve të egra që pasurojnë jetën tonë në shumë mënyra. Natyra është një burim frymëzimi dhe thelbësore për të gjitha të mirat dhe shërbimet që e bëjnë të mundur jetën tonë: ajri, uji, ushqimi, fibrat, materialet e ndërtimit, ilaçet, energjia, toka pjellore, vlerat rekreative.
 
Bota e egër është thelbësore për rrjetën delikate të jetës së natyrës, dhe megjithatë është e kërcënuar në mënyrë të rrezikshme nga ndikimet njerëzore në mjedis. Këto përfshijnë humbjen e habitatit, mbishfrytëzimin, dhe tregtinë e paligjshme lokale dhe ndërkombëtare. Kemi parë një zvogëlim befasues prej 60% në madhësinë e popullatave të gjitarëve, zogjve, peshqve, zvarranikëve, dhe amfibëve në pak më shumë se 40 vjet, sipas Raportit të WWF ‘Planeti i Gjallë 2018’. Ne duhet ta rikthejmë këtë humbje të natyrës dhe të krijojmë një e ardhmja ku jeta e egër lulëzon përsëri.

Adria është një pikë e nxehtë biodiversiteti, me 7,000-8,000 gjallesa detare, më shumë se 50% të të gjithë zogjve në Evropë, dhe mbi 400 lloje të reja jovertebrorësh të zbuluar brenda karstit Dinarik vetëm në dekadën e fundit. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë speciet prioritare, si mishngrënësit tanë të mëdhenj (ariu i murrmë, ujku, dhe rrëqebulli), gjitarët detarë, peshkaqenët dhe rraxhat, koralet, zogjtë grabitqarë, peshku bli, dhe olmi.

ÇFARË PO BËJMË

Mbrojtja e kafshëve të egra është në qendër të punës sonë. Ne përqendrohemi në mbrojtjen e popullatave të disa prej specieve më të rëndësishme në botë. Për gati 60 vjet, ne e kemi bërë mision tonin gjetjen e zgjidhjeve që shpëtojnë vargun e mrekullueshëm të jetës në planetin tonë, duke aplikuar shkencën më të mirë në dispozicion, dhe duke punuar ngushtë me komunitetet lokale.
 
Në Adria, së bashku me partnerët tanë, po ndërtojmë ndërgjegjësimin mbi domosdoshmërinë e bashkëjetesës së njerëzve me kafshët e egra, duke ruajtur një ekuilibër të çmuar. Një kërcënim tjetër i madh për këtë ekuilibër është krimi në kafshë të egra dhe ne po bëjmë çmos për ta ndaluar atë.
 
Deri në vitin 2030, ne duam të shohim që 30% e sipërfaqes së botës të menaxhohet në një mënyrë që merr parasysh jetën e egër përmes zonave të mbrojtura si parqet kombëtare, ose zonat e mbrojtura të drejtuara nga komuniteti. Ne po punojmë me agjencitë qeveritare, shkencëtarë, dhe njerëzit lokalë për të rritur zonën e zonave të mbrojtura të mirëmenaxhuara.

ÇFARË MUND TË BËNI

Jeta e egër është thelbësore për jetën në planetin tonë. Na ndihmoni të shpëtojmë krijesat fantastike të botës. Së bashku, ne mund ta bëjmë të mundur!

DONATE
A e dinit?

Sir David Attenborough zgjodhi olmën midis dhjetë krijesave që do të merrte në arkën e tij për të shpëtuar nga zhdukja, sepse është një nga "specialistët përfundimtarë" të natyrës.

© Petra Konrad Kovač, CBSS arhive