The WWF is run at a local level by the following offices...
Ne jemi dëshmitarë të përkeqësimit të natyrës dhe klimës sonë, me pasoja serioze për jetën në Tokë, duke përfshirë edhe jetën tonë.
Njerëzit janë pjesë e natyrës, dhe fati ynë është i gërshetuar me të. Misioni i WWF-së është të ndërtojë një të ardhme ku natyra dhe njerëzit prosperojnë bashkë. Si një organizatë e shoqërisë civile e bazuar në shkencë, dhe e paanshme, ne punojmë për ta ruajtur dhe rigjallëruar biodiversitetin, rrjetën që mbështetë gjithë jetën në Tokë; për të zvogëluar gjurmët e njerëzimit në mjedis; dhe për të siguruar përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, në mënyrë që të mbështesim gjeneratat e tashme dhe të ardhme.
Ne e nderojmë dhe respektojmë diversitetin në natyrë dhe në mes të njerëzve, partnerëve, dhe komuniteteve me të cilat punojmë. Përgjatë shumë kulturave dhe individëve që e përfaqësojnë organizatën WWF, ne bashkohemi nga në mision, një markë, dhe një grup i përbashkët vlerash:
Kurajo: Ne tregojmë kurajë përmes veprimeve tona, punojmë për ndryshim kur ka nevojë, dhe frymëzojmë njerëzit e institucionet për t’i trajtuar kërcënimet më të mëdha ndaj natyrës dhe së ardhmes së planetit i cili është shtëpia jonë.
Respekt: Ne nderojmë zërat dhe të drejtat e natyrës dhe njerëzve, dhe punojmë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për të dyja palët.
Integritet: Ne jetojmë me principet të cilat ua kërkojmë tjerëve t’i respektojnë. Veprojmë me integritet, përgjegjësi, dhe transparencë, dhe varemi në dijen lokale dhe në shkencë që të na udhëheqin, e të sigurohemi që të mësojmë e zhvillohemi.
Bashkëpunim: Ne kemi ndikim në shkallë të sfidave të cilat i hasim, përmes fuqisë së veprimit kolektiv, dhe inovacionit.
WWF është e përkushtuar për një kulturë që lejon njerëzit që në mënyrë të sigurt të paraqesin shqetësimet e tyre për sjelljen e papërshtatshme të punëtorëve të WWF, partnerëve të tij, dhe njerëzve që kanë të bëjnë me WWF, pa pasur frikë për ndëshkime. Njëjtë, komunitetet lokale ose individët e këtyre komuniteteve, të cilët besojnë se po ndikohen negativisht nga aktivitetet e WWF-së, janë të mirëseardhur t’i shprehin shqetësimet e tyre. Për më shumë informata, ju ftojmë me dashamirësi që të vizitoni pjesën e Etikës në faqen e WWF-së.
ETHICS IN WWF