What would you like to search for?

Ushqimi
© Shutterstock

Ne prodhojmë më shumë se mjaftueshëm ushqim për të ushqyer të gjithë në Tokë. Rreth një e treta e këtij ushqimi nuk hahet kurrë, ndërsa gati një miliardë njerëz janë të uritur.

Uria vs. Obeziteti

Ajo që hamë vjen drejtpërdrejt nga mjedisi. Megjithatë prodhimi i ushqimit ka ndikimin më të madh negativ në planet, më shumë se çdo aktivitet tjetër njerëzor. Në mbarë globin, prodhimi, shpërndarja, menaxhimi, dhe mbetjet e ushqimit kërcënojnë jetën e egër, vendet e egra, dhe vetë planetin.

Sistemi ynë ushqimor përdor shumicën e burimeve tona natyrore, 69% të të gjithë ujit, dhe 34% të tokës sonë. Kjo ka shkaktuar 75% të shpyllëzimit, 30% të erozionit të sipërfaqes së tokës, dhe kontribuon në të paktën 24% të lirimit të gazeve serrë.

Ky sistem nuk po krijon njerëz të shëndetshëm apo një planet të shëndetshëm. 821 milionë njerëz janë të uritur, ndërsa 1.9 miliardë janë mbipeshë, dhe prej tyre rreth 850 milionë janë obezë. Sistemi ushqimor ka shkaktuar 70% të humbjes së biodiversitetit dhe ka bërë që 93% e të gjitha rezervave tona të peshkut të peshkohen deri në kufijtë e tyre ose edhe përtej.

Të gjithë kemi nevojë për të ngrënë, por mënyra se si prodhojmë dhe konsumojmë ushqimin po i vendos një barrë të pabërballueshme planetit. Dhe me popullsinë e botës që do të rritet nga 7 miliardë sa është sot, në më shumë se 9 miliardë deri në vitin 2050, është e qartë se sistemi ushqimor duhet të ndryshojë – urgjentisht.
 
Mbështetni punën tonë!

DONATE

LUFTIMI I MBETJEVE USHQIMORE

Ne nuk e hamë të gjithë ushqimin që e prodhojmë. Rreth një e treta e tij humbet në zinxhirin e furnizimit ose hidhet. Nëse humbja e ushqimit dhe mbeturinat ushqimore do të ishin një shtet, atëherë ai do të ishte liruesi i tretë më i madh i gazeve serrë. Dhe i kushton ekonomisë globale 940 miliardë dollarë amerikanë në vit – një kosto e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët – dhe të ardhura të humbura për fermerët.

Ndërkohë, kushdo që aktualisht vuan nga uria mund të ushqehet siç duhet me më pak se një të katërtën e ushqimit të humbur në Evropë dhe SHBA.

Ne duhet të ndryshojmë drejtim për hir të njerëzve dhe natyrës – duke e bërë humbjen dhe mbetjet e ushqimit të papranueshme nga pikëpamja sociale dhe politike, dhe duke siguruar që të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhimin e ushqimit të transformojnë praktikat e tyre të punës.

Ne duhet të rrisim produktivitetin dhe efikasitetin dhe të zvogëlojmë mbetjet ushqimore.

© Marina Kelava
ÇFARË PO BËJMË

Në vitin 2019, në Adria kemi filluar Programin tonë Ushqimor. Si pikënisje vendosëm të ndihmojmë hotelet në rajon të luftojnë mbetjet ushqimore për të rritur ndërgjegjësimin. Ne duam t'i ndihmojmë hotelet të arrijnë një strategji të korporatës për ‘zero mbeturina’ ndërsa i edukojmë mysafirët e tyre që të marrin vetëm aq sa mund të hanë. Asnjë kafshatë më shumë.

Ndryshimi i mënyrës sesi hotelet e menaxhojnë ushqimin do të jetë thelbësore për zvogëlimin e mbetjeve ushqimore në nivel global; kostoja e vërtetë e mbeturinave ushqimore, e parë shpesh si një kosto e biznesit, mbetet e fshehur.

Fatmirësisht, hotelet janë më të përkushtuar se kurrë më parë për të reduktuar mbetjet ushqimore. Ne po ndihmojmë tri hotele ta arrijnë këtë qëllim: Esplanade Zagreb, Courtyard by Marriott Belgrade City Centre dhe Jezero Plitvice Hotel. Shpresojmë që ato të jenë një shembull i shkëlqyer për hotelet, restorantet, dhe familjet tjera.

Me mesazhe të tilla ne po bëjmë ndryshim pozitiv në hotele.

© Esplanade hotel
ÇFARË MUND TË BËNI

Bëni një listë blerjesh dhe një plan vaktesh para se të shkoni për të blerë ushqime; asnjëherë mos shkoni për të blerë ushqime me stomakun bosh, dhe shmangni blerjet impulsive. Vendosni në ngrirje dhe etiketoni çdo mbetje ushqimi - dhe sigurohuni që t'i hani ato! Merrni vetëm atë që mund ta hani nga tavolinat e shtruara në hotele ose restorante.
Ne nuk mund të luftojmë mbetjet ushqimore vetëm. Na ndihmoni ta zgjerojmë programin tonë.

 

DONATE
null