What would you like to search for?

RRËFIMI YNË
© Tomas Hulik

Ne jemi WWF! Për më shumë se 60 vite po e mbrojmë të ardhmen e natyrës. Misioni ynë është të krijojmë një botë ku njerëzit dhe bota e egër jetojnë në harmoni.

Bashkë është e mundur

WWF (Fondi Botëror për Natyrën) është zë udhëheqës i natyrës për më shumë se gjysmë shekulli, dhe punon në 100 shtete në gjashtë kontinente, me ndihmën e mbi pesë milionë mbështetësve.
Jemi të prirë të sigurojmë një të ardhme pozitive për jetën e egër të botës, lumenjtë, pyjet, dhe detet, duke kërkuar reduktimin e lirimit të karbonit, që do të shmangte ndryshimin katastrofik të klimës; dhe duke bërë presion për masa që do të ndihmonin njerëzit të jetojnë në mënyrë të qëndrueshme, brenda kufijve të planetit tonë. Puna jonë bazohet në shkencë, dhe ne sjellim përvojë ndërkombëtare në punën tonë lokale. Shtrirja jonë është ndërkombëtare dhe misioni ynë është shumë preciz – të krijojmë një botë ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën.
Që ta arrijmë misionin tonë, në po bashkojmë forcat me qeveri, organizata tjera bamirëse dhe joqeveritare, në mënyrë që të kemi ndikim sa më të madh që është e mundur. Ne ndihmojmë kompanitë që të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes, dhe të kenë ndikim pozitiv në botën natyrale. Punojmë edhe me persona të famshëm që të rrisim zërin tonë, dhe të mbledhim më shumë fonde.
Dhe, këtë s’mund ta bëjmë vetëm. Që të arrijmë synimin tonë, na duhen njerëz të pasionuar dhe të përkushtuar, pikërisht kështu si ju!

 

JOIN

WWF Adria

Me natyrën e tij të bukur dhe ujëvarat, liqenet dhe ligatinat, ishujt e shumtë dhe vijën bregdetare spektakolare, majat e rrezikshme, por sfiduese, pyjet e virgjëra dhe mijëra specie unike dhe të rralla, regjioni Adria është një botë e veçantë, shumica e së cilës ende e pazbuluar.
Kjo është bota në të cilën punojmë. Si pjesë e rrjetit global të WWF, WWF Adria është themeluar zyrtarisht në vitin 2015 për të punuar në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të ujit, pyjeve dhe zonave të mbrojtura, dhe konservimin e detit, lumenjve, dhe botës së egër përmes organizatave tona partnere, edhe pse në konservim ne kemi prani në këtë rajon që nga fillimi i këtij shekulli. 
Ne do të donim që speciet, habitatet, dhe ekosistemet t’i shihnim duke u mbrojtur dhe duke e rimarrë veten, me sisteme qeverisjeje të mirë në fuqi, duke mundësuar menaxhment të qëndrueshëm dhe përdorim të arsyeshëm të burimeve natyrore. Natyrisht, asgjë nuk mund të bëhet pa transformime të mëdha në praktikat e të bërit biznes drejt qëndrueshmërisë, dhe përgjegjësisë shoqërore të korporatave. Dhe, kur flasim për partnerët, duam të shohim shoqërinë civile të informuar, edukuar, dhe të fuqizuar që të aktivizohet në kujdesin për mjedisin dhe në vendimmarrje.
Po tentojmë të arrijmë të bëjmë ndryshime në terren: të vendosim kontakt të komuniteteve lokale me zonat e tyre të mbrojtura, të inkurajojmë që këto zona të kenë plane më të mira të menaxhimit, dhe të përqendrohen në turizmin e qëndrueshëm, dhe me ndikim të vogël; të frymëzojmë investitorët që të zgjedhin hidrocentrale të qëndrueshme; dhe që njerëzit t’i njohim vlerat e ekosistemeve që na rrethojnë, e të kërkojnë ushqim deti të qëndrueshëm. 
Ne punojmë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Slloveni, dhe Serbi.

Themeli i suksesit tonë është besimi i dyanshëm mes WWF-së dhe njerëzve të cilët jetojnë për detin. Mençuria e tyre na udhëheqë në rrugën e një të ardhmeje të qëndrueshme.

© Telascica NP

Nuk jemi vetëm në luftën ndaj hidrocentraleve të paqëndrueshme. Ne kemi arritur të mobilizojmë shoqërinë civile në rajon, në mënyrë që kauza jonë të bëhet vërtetë e fuqishme.

© Matic Oblak
Çfarë mund të bëni ju

Bashkë, mund t’i mbrojmë speciet dhe habitatet e tyre, dhe të sigurojmë që vlera e natyrës reflektohet në vendimet e marra nga individët, komunitetet, qeveritë, dhe bizneset. 
WWF mobilizon qindra milionë njerëz për të mbështetur konservimin. Bashkë mund ta mbrojmë jetën në planetin tonë – duke përfshirë edhe tonën.

 

JOIN

WWF në fillim ishte akronim për “World Wildlife Fund” (Shqip: Fondi për Botën e Egër). Në vitin 2001, për shkak të përkthimeve të ndryshme, Rrjeti WWF u dakordua që të përdoret akronimi origjinal WWF, si emri i tij i vetëm dhe global. Duke punuar që të ruajmë botën natyrale për të mirën e njerëzve dhe natyrës.

© WWF
null