What would you like to search for?

Njerëzit dhe natyra
© Ante Gugić

Bashkë mund t’i sfidojmë kërcënimet e botës natyrore, dhe të ndihmojmë në sigurimin e aftësisë së natyrës për të siguruar jetesën e çdo gjallese, duke përfshirë njerëzit.

KUJDESI NDAJ NATYRËS

 Bota natyrore është një mrekulli e pabesueshme që na frymëzon të gjithëve. E mbështetë ekonominë tonë, shoqërinë, dhe ekzistencën tonë. Pyjet, lumenjtë, oqeanet, dhe dherat, na e japin ushqimin që e hamë, ajrin që e marrim, dhe ujin për të cilin të mbjellat tona kanë nevojë. Shëndeti ynë, lumturia, dhe prosperiteti, varen nga të mirat tjera të panumërta dhe shërbimet që i ofron natyra. 
Këto asete natyrore njihen si “kapitali natyral” i botës, dhe janë shumë të rëndësishme për ekonominë - për bujqësinë dhe pylltarinë, deri te aktivitetet e kohës së lirë, dhe turizmi. Ngase natyra është falas, ndodh që shpesh e marrim për të mirëqenë, dhe e mbishfrytëzojmë. Ne i spastrojmë malet, mbipeshkojmë oqeanet, i ndotim lumenjtë, dhe bëjmë ndërtesa mbi ligatina. Duke mos i marrë parasysh përfitimet që i kemi nga natyra, ne i shkaktojmë vetes shpenzime të mëdha shoqërore dhe ekonomike. 
Ne duhet të shohim vlerën e natyrës në aspektin ekonomik dhe social. Në vend që të marrim vendime të bazuara në përfitime financiare afatshkurtra, ne mund të shikojmë përfitimet afatgjata për njerëzit dhe ekonominë - dhe natyrisht vetë natyrën. Duke përdorur këtë argument, ne po bindim qeveritë dhe bizneset që të kujdesen më mirë për botën natyrore, në mënyrë që ajo të vazhdojë të na mbajë të gjithëve në të ardhmen.

A e dinit?

Vlera totale e përfitimeve që na ofron natyra çdo vit është të paktën 125 trilionë dollarë amerikanë.

© Morgan Heim / Day's Edge Productions / WWF-US
ADRIA - PIKA E BIODIVERSITETIT

Zonat e mbrojtura të Adrias janë shtëpia e një prej liqeneve më të mëdhenj të zhdukur në Evropë (Cerknica, Slloveni), pika më e thellë në botë me rënie vertikale nëntokësore (boshti Divka Gromovnica me thellësi 513m, në Parkun Kombëtar të Velebit Verior, Kroaci), një nga dy pyjet e rritjes së vjetër të mbetura në Evropë (Peruçica në Parkun Kombëtar Sutjeska, Bosnje dhe Hercegovinë), një nga kanionet më të thella në Evropë dhe i dhjeti më i madhi në botë (lumi Tara, Mali i Zi), liqeni më i vjetër në Evropë dhe një nga më të thellët (Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut).

Zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 8% të rajonit tonë; tre prej tyre janë vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ne përdorim vlerën e kapitalit natyror që të avokojmë për rezultate më të mira të konservimit.
 
Megjithatë, zonat e mbrojtura zakonisht menaxhohen në mënyrë joadekuate. Tradita e gjatë e vendimmarrjes në hierarkinë nga lart-poshtë në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht procesit të paraanëtarësimit në BE, mbetet strategjia mbizotëruese e menaxhimit. Niveli i ulët i angazhimit publik dhe mungesa e ndërgjegjësimit të njerëzve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në shoqërinë demokratike mbetet problem. Në të paktën gjysmën e vendeve të Adrias, menaxhimi i zonave të mbrojtura varet nga shfrytëzimi i burimeve të tyre natyrore.

 

ÇFARË PO BËJMË

Puna jonë fokusohet në të pasurit zona të mbrojtura të qëndrueshme të cilat menaxhohen sipas parimeve të llogaridhënies, transparencës, barazisë, dhe përfshirjes në qeverisje. Zonat e mbrojtura duhet të përmbushin qëllimin e tyre parësor – ruajtjen e biodiversitetit.
 
Në rajonin tonë, ne kemi vlerësuar përfitimet që na ofrojnë zonat e mbrojtura, duke synuar një bashkëpunim të mirë institucional ndërmjet ruajtjes së natyrës dhe sektorëve të tjerë, duke punuar ngushtë me komunitetet lokale. Më shumë se 1300 ekspertë, zyrtarë qeveritarë, sipërmarrës, fermerë, dhe përfaqësues të komunitetit lokal nga 58 zona të mbrojtura ishin të përfshirë. Si rezultat, ne kemi prodhuar 6 raporte kombëtare me rekomandime politikash. Përveç kësaj, më shumë se 900 palë lokale të interesit morën pjesë në matjen e ndërveprimit ndërmjet menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe komuniteteve lokale.

Puna jonë përqendrohet në rritjen e efikasitetit të zonave të mbrojtura përmes përmirësimit të politikave dhe fuqizimit të komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile për të marrë pjesë aktive në proceset e politikave. Nëpërmjet platformës www.natureforpeople.org ne po rrisim ndërgjegjësimin për vlerën e zonave të mbrojtura duke shfaqur përfitimet që zonat e mbrojtura sjellin si për natyrën ashtu edhe për njerëzit. Historitë tona tregojnë atë që bëjmë, me shembuj nga shumë prej partnerëve rajonalë, dhe kolegëve tanë.
 

ÇFARË MUND TË BËNI

Na ndihmoni të mbrojmë natyrën tonë! Ndani sukseset tona, shtoni zërin tuaj në peticionet tona, dhe mbështesni punën tonë.

JOIN
Rajoni i Adrias strehon ekosisteme jetike të ujërave të ëmbla, pyje pothuajse të paprekura dhe popullata të shëndetshme ariu, rrëqebulli, dhe ujku.
© Wild Wonders of Europe / Milán Radisics / WWF